Te fundit

Korçë, gjenden në kënetë trupat e pajetë të dy adoleshentëve

1471696085fotookPolumbarët e RENEA-s kanë gjetur në kënetë trupat e pajetë të dy adoleshentëve të mbytur në fshatin Qatrom të Korçës.

Dy kushërinjtë Rei dhe Berti Tahillari u zhdukën dje pasi kishin shkuar të laheshin në rezervuar. Alarmi në polici u dha mbrëmë teksa një shok i tyre pa në breg rrobat e dy 17-vjeçarëve, ndërkohë që nuk kishte asnjë shenjë prej tyre.

Polumbarët nisën kërkimet sot rreth orës 13:00, edhe pse ishin njoftuar gjatë natës për ngjarjen e ndodhur. Trupat e dy adoleshentëve u gjetën në një thellësi prej 5 metra pak minuta pas polumbarët nisën kërkimet.