Te fundit

             Krastë, asnjë ndërhyrje për pallatet e rrezikshme

Krasta

Qyteti i Krastës i cili para viteve 90-të gumuzhinte nga jeta e banorëve që kryesisht punonin në minjera, është kthyer pothuajse në një qytet fantazëm. Kjo për faktin se shumë pallate janë drejt rrënimit të plotë, duke rrezikuar kështu edhe jetën e atyre që ende vazhdojnë të jetojnë në to. Amortizmi i madh i këtyre objekteve banimi ka bërë që banorët herë pas here të ngrenë alarmin, por siduket askush nuk ka marrë masa për të parandaluar ndonjë tragjedi të mundshme. Qytetarët e Krastës thonë se vazhdimisht ndjehen të rrezikuar nga amortizimi i madh i pallateve. Sipas tyre, pushteti vendor nuk ka bërë asgjë për të nisur një rikonstruksion të godinave në rrezik shembjeje   Drejtues të njësisë administrative Krastë jashtë kameras thanë se për gjendjen aktuale dhe rrezikshmërinë që paraqesin pallatet e amortizuara, kanë vënë në dijeni Bashkinë Bulqizë dhe institucionin e prefektit të Qarkut Dibër, por deri tani nuk është marrë asnjë masë.