Te fundit

KRYEBASHKIAKU DAMZI, INVESTIME NË GJORICË

Rruga Gjorice

Kryetari i Bashkise se Bulqzises Melaim Damzi në një prononcim për TV Bulqizen  tha se me buxhetin e bashkise janë bërë njësërë rrugësh rurale, si ai i fundit ne rrugen e Kajes, të njesisë administrative Gjorice, me nje vlere 28 milion lek me gjith TVSH.Rruga, tha Damzi, eshte bere që të ketë parametra bashkohore me mbrojtëse anesore, me trotuar me pustea, dhe me kanale kulluese te betonuara. Rruga në fjalë eshte me nje gjersi rreth 5 metra asfaltim ndërsa me gjith trotuar shkon 6 metra gjerësi.I pytur persa i perket ujit te pijshem ne Gjorice, kryebashkiaku i Bulqizës Melaim Damzi shprehet se ne 2015 eshte dhene nje fond prej rreth 98 milion lekesh per linjen kryesore te ujsjellsit te Gjorices, por puna nuk ka përfunduar. Do të jetë sfidë e bashkisë Bulqizë që edhe ky problem te zgjidhte nje here e mire per vitin e ardhshem në favor të banoreve të Gjorices.Banorët e Gjoricës nga ana e tyre falenderojnë Bashkinë Bulqizë, e në veçanti kryebashkiakun Damzi, që siç thanë ata, i ka kthyer sytë kah Gjorica duke sjellë investime në këtë zonë që s’ishin parë prej 25 vitesh.