Te fundit

Kryemadhi ne Dibër: Bujqësia dhe blegtoria në gjendje të  mjerë. Ne do krijojmë mundësi subvencionimi për blegtorët dhe fermerët

 

Mona

Kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi ishte në Dibër ku vizitoi fshatin Radomir në Kalanë e Dodës, fermën blegtorale të ekonomistit Afrim Murja si dhe një plantacion mollësh në Maqellarë. Kryemadhi u njoh nga afër me problemet e mëdha që po hasin sot fermerët dhe blegtorët në Dibër për shkak të mungesës së mbështetjes me subvencionet, por ajo u njoh nga afër dhe me problemet sociale siç është edhe braktisja e fshatit në masë nga ana e të rinjve për shkak të varfërisë dhe mungesës së shpresës. Pasi vizitioi fermën blegtorale të Afrim Murjas, Kryetarja e LSI-se Kryemadhi tha se blegtoria dhe bujqësia është në  gjendje të mjerueshme për shkak të uljes se subvencioneve. Kryemadhi tha se angazhimi i LSI-se është për tu krijuar mundësi, duke subvencionuar blegtorët e rinj dhe fermerët e rinj për të rimëkëmbur bujqësinë. Ne mesdite Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e shoqeruar nga ish deputeti i LSI qarkut diber Perparim Spahiu u ndalen ne Bulqize ku, ne me mikrofonin tone i morem nje prononcim per situaten ne vend, e cila ne fillim u ndal tek vizita dhe takimi me fermere te Radomires dhe maqellares dhe per veshtiresite qe po kalojne fermeret e Dibres dhe te gjithe shqiperise.Ne kete bisede ajo ju pergjigj edhe interesit tone per gjendjen ne Bulqize dhe statusin e minatorit. Pyetjes tone per situaten ne vend dhe per deputetet qe kane pranuar marrjen e mandatit pas lenjes se tyre nga ish deputetet ajo ju pergjigj.E pyetur nga ana jone se a kane ata ndonje afat se kur mund te mbahen zgjedhjet e parakoheshme ajo tha: Ne fund te inervistes ne e pyetem edhe per zgjedhjet lokale per te cilat tashme data e tyre eshte shpallur, ajo u pergjigj prere se zgjedhje lokale nuk do te kete pa bere ato te pergjithmet.