Te fundit

KRYETARËT E NJËSIVE VENDORE: NUK MUND T’I SHËRBEJNË KOMUNITETIT

Komunat pa buxhet 1 Grabbed Frame 2        Të gjendur në një situatë të vështirë dimërore ku dëmet e mëdha janë shkaktuar në të gjithë vendin, drejtues të njësive vendore në rrethin e Matit, shprehen se nuk mund të bëjnë asgjë për t’ju ardhur në ndihmë banorëve. Shumë fshatra janë bllokuar për shkak të shembjes së rrugëve. Ndërsa në Komunën Lis, raportohet të jetë zhvendosur edhe një familje pasi shtëpia e saj po shembej nga rrëshqitjet. Kryetari i Komunës Lis, Agim Selita, tha se komuna nuk ka asnjë fond për të ndërhyrë, për shkak se buxheti i ardhur për këtë vit nuk mjafton as për pagat dhe siguracionet e punonjësve. Majde sipas tij, edhe këta të fundit nuk i kanë marrë pagat që prej dy muajsh pasi nuk mjafton limit ii përcaktuar nga qeveria, edhe për paga edhe për siguracione:
Të njëjtin shqetësim ndan edhe kryetari i komunës Komsi, Ymer Barçi. Madje ai shton se kërkesës qeverisë për shkurtimin e administratës, nuk mund t’i përgjigjen pasi nuk mjaftojnë afatet kohore: