Te fundit

“Kthim ne vendlindje” eshte titulluar ekspozita e rradhes e piktorit nga Dibra Agron Ramku

Ekspozita

Në Pallatin e kulturës ” Haki Stërmilli në Peshkopi Piktori Agron Ramku  çeli ekspozitën e tij të pictures  të emëruar   ” Kthim në Vendlindje ” .Kjo është ekspozita e dytë e piktorit Agron Ramku, pasi ekspozitën e parë e hapi përsëri në vendlindje në përfundim të shkollës së mesme.  Me ardhjen e demokracisë pas viteve 90 piktori Agron Ramku u largua nga Shqipëria si shumica e shqipëtarëve Edhe pse u largua nga Shqipëria pavarsisht kushteve ai asnjëherë nuk iu nda pikturës. Piktori në këtë ekspozitë ka eksploruar 92 vepra arti në të gjitha gjinitë e pikturës si : kompozim, peisazh, natyrë e qetë , abstraksion etj. Në qendër të kësaj krijimtarie piktori ka vendosur larminë dhe forcën e ngjyrave. Qëllimi i kesaj ekspozite sipas piktorit ishte një obligim ndaj vendlindjes. Sipas piktorit kjo ekspozitë i kaloi pritshmëritë e tij. Me kete rast ne ambjentet ku eshte hapur ekspozita u organizua nje takim ku moren pjese artdashes,Dibran,miq e shoke te piktorit etj. Mori pjese dhe pershendeti edhe kryetari I bashkise Diber Muharrem Rama edhe pershendeti me kete rast  Nje biografi te shkurter te piktorit e beri Hamdi Kaci I cili njohu te pranishmit me jeten dhe punen e piktorit Edhe kolegu nga Dibra e Madhe Arben Jajaga pergezoi piktorin per kete ekspozite te bukur. Me kete rast piktorit ju dha nga kryetari I bashkise nje certificate mirenjohje per kontributin e dhene ne jeten artistike te ketij qyteti. Planet e piktorit në të ardhmen janë që vazhdojë me hapjen e ekspozitave të tjera brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë kete e komfirmon vete piktori per mikrofonin e gazetarit tone ne Diber Rruzhdi Xhediku.