Te fundit

Kupa e Mundjes Tradicionale te Gollobordes.

Ne Njesine Administrative Ostren, eshte zhvilluar Kupa e Mundjes Tradicionale te Gollobordes, ku moren pjese ekipe te brezit shkollor nga Golloborda dhe Korabi, si dhe te brezit te te rinjeve. Ky event sportiv u organizua nga Shoqata Kombetare e Mundjes Shqiptare, Shoqata e Mundjes Golloborda dhe Bashkia Bulqize. Moren pjese edhe administratore vendore, Zyres Arsimore, si dhe veterane te sportit te mundjes te ardhur nga qytete te vendit tone, si dhe nga Kosova, Maqedonia etj. Eventin e hapi sekretari I pergjithshem I Shoqates Kombetare te Mundjes, Xhelil Cibaku,
Pershendeti me kete rast kryebashkiaku Melaim Damzi, I cili pasi falenderoi te pranishmit per pjesmarrjen, garantoi per mbeshtetjen e sportit te bukur te mundjes ne treven e Gollobordes, si dhe per te mundesuar hapjen e palestrave ne shkolla, per tu dhene mundesi femijeve te sterviten ne kushte optimale.
Pershendeten edhe perfaqesuesi I MAS-it, drejtues te shoqates Golloborda, sportiste veterane etj. Me pas u vijua me nje vizite ne nje ekspozite te hapur ne nje nga mjediset e Shkolles 9- Vjeçare, me foto nga aktivitetet sportive te zhvilluara nder vite nga sportiste te mundjes.
Ne perfundim te ceremonise se hapjes I morem nje interviste te shkurter kryebashkiakut Melaim Damzi
Para fillimit te garimit te mundesve, ne me kameran tone morem disa mendime nga veterane te mundjes dhe pasardhes te tyre, si dhe specialiste te sportit te bukur e burreror te mundjes
Me pas nisi aktiviteti I zhvillimit te kupes se mundjes mes sportisteve te brezave, I cili sipas tradites se zones u zhvillua ne fushe te hapur ne natyre. Gara u zhvillua nga tre grup-mosha; – brezi shkollor, – te rinj deri ne 20 vjeç dhe – brezi mbi 20 vjeç. Ne total garuan me sistem eleminimi mbi 40 sportiste, ndeshjet midis te cileve u ndoqen me mjaft interes e emocione nga te pranishmit. Ne grup-moshen e pare ate shkollore, fitues I vendit te pare u shpall nxenesi Erion Sulku
Per grup-moshen deri ne 20 vjeç, fitues nga juria u shpall Ardit Kanxha . Ndersa gara finale per moshat mbi 20 vjeç, e cila do sillte fitimin e kupes dhe te dashit sipas tradites se zones e fitoi Rudin Rama.