Te fundit

Kurbin, nusja zhduket nga dasma dhe zgjedh “dhëndër” tjetër

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një nga lokalet e dasmave në afërsi të qytetit të Laçit.

Në kulmin e muzikës, nusja ka hequr vellon e nusërisë dhe është larguar pa nam e pa nishan, e është hamendësuar se dikush tjetër e ka pritur atë, me të cilin është larguar në pozita nuseje, por pa vello.

Kjo ngjarje ka ndodhur disa ditë më parë në Sanxhak, duke befasuar të ftuarit e ceremonisë së dasmës, të cilëve gëzimi u është shndërruar në trishtim.

Nga sa mësohet, teksa dasma po i afrohej fundit, nusja kërkoi të largohet tek tualeti, e shoqëruar nga një pjesëtare e familjes së dhëndërit, por për të gjetur justifikim ajo i kërkon shoqërueses t’i sjellë aparatin celular.

Dhe në këto momente ajo realizon skenarin e saj, duke hequr vellon dhe veshur rroba të tjera, për t’u larguar pa u kuptuar, raporton Tesheshi.com.

Dhe teksa shoqëruesja ka pritur disa momente jashtë tualetit, e shqetësuar nga vonesa e daljes së nuses, ka thirrur të tjerë të afërm, të cilët kanë konstatuar se nusja nuk ishte më aty.

Të gjithë janë alarmuar, por më tepër janë kapluar nga trishtimi i asaj që ka ndodhur, pasi afërmendsh e kanë marrë aktin e zhdukjes së nuses si tradhti bashkëshortore.

Raportohet se familja nuk ka qenë vendase. Ajo ka qenë e ardhur nga Mati dhe e vendosur në Sanxhak.

/tvbulqiza.al