Te fundit

L.I.D,Inspekton punimet ne rrugen e Arberit

Rruga e arberit

Lidhja e Intelektualeve Dibrane  inicoi një rrugëtim në rrugën e Arbërit, tek vepra më e rëndësishme dhe e vështirë e saj, Ura e Vashës.  30 intelektualë dibranë ardhur nga Tirana, ku pjese e ketij rrugetimi u be edhe televizioni  I Bulqizes me operatorin Defrim Karaj dhe gazetari sportive pjese e lidhjes se intelektualeve Dibrane Defrim Methasani,panë nga afër punimet tek ura e vashes, tunelet 4 dhe 5 të hapur dhe rrugën që po ndërton trasenë.. Ura e Vashës mbi Klos është e gjatë 350 m dhe e lartë 150 m dhe do të mbyllet brenda këtij viti, ndërsa vijon puna për tunelin e Murrizit që është mbi 3 km dhe deri tani ka ecur në 700 metra. Me te mberritur prane ures grupi u prit nga drejtuesit e punimeve ne kete sektor ku shpjeguan per vizitoret punen qe po behet ne kete veper. Deri tani kompania “Gjoka” duket serioze në punën e saj dhe na bëri optimistë për afatet e vëna pasi punohej me orë të zgjatura deri në mbrëmje. Me pas grupi I intelektualeve Dibrane vijoi udhetimin ne pjesen tjeter te kesaj rruge ate Ura e Cerenecit Bllate ku pa nga afer urat e ndertuara mbi Zallin e Shupenzes dhe mbi lumin Drin.Gazetari Defrim Methasani dhe operatori yne Defrim Karaj moren edhe opinionet e disa prej tyre te cilet u shprehen pozitivisht per punen e bere dhe optimiste per zbatimin e afateve te kesaj vepre aq shume te pritur nda Dibranet,Bulqizaket e mbare Shqiptaret.