Te fundit

Lagja Allmete ne Vajka,e rrezikuar nga perroi

Lagje allmete
Banoret e lagjes Allmete Vajkal ne Bulqize vijone te kene probleme me furnizimin e ujit te pijshem por jo vetem,pasi ata rrezikohen te ngelin te bllokuar ,si pasoje e mosfunksionimit te perroit, ku vershimet e pakontrolluara te ujit, kane sjelle demtimin e rruges, qe lidh fshatin me rrugen kryesore.I gjithe tubacioni i ujit te pishem ne fshatin Vajkal eshte ne siperfaqe gje qe gjate dimrit shpesh here ngrin si pasoje e temperaturave te uleta.Ndersa rruga sa vjen po behet e pakalueshme, pasi demtohet gjithnje e me shume nga nje perrua qe e pershkon ate gjate gjithe gjatesise se saj. . Sa here bie shi, perroi del nga shtrati duke permbytur rrugen e cila behet e pakalueshme.Feti Dauti banor shprehet se jemi vetem 400 metra larg bashkise ,dhe askush nuk kujtohet per pastrimin e perroit,Ne si fsht nuk do marrim pjese ne votime derisa te merren masa per pastrimin e perroi dhe te rruges. Po i paguajme te gjitha faturat e ujit te pijshem thone banoret dhe sot ne çesmat tona nuk ka ujne.Vajkali njihet si zona qe ka tre liqene thote nje nga banoret dhe sot nuk kemi asnje pike uji,pasi uji qe sherbente per kete zone po shfrytezohet per Hece.
Dalja e perroit nga shtrati ka bere qe te rrezikohen shpesh here banesat,po ashtu ketu jane demtuar edhe tokat duke I permbytur perroi kur vershon.