Te fundit

Lehtësimi i vizave Shqipëri-Kinë

1472243222kinaMinistri i Jashtëm, Ditmir Bushati gjatë takimit në Kinë me homologun e tij Uang Ji kanë firmosur një marrëveshje të rëndësishme për lëvizjen e shqiptarëve drejt Kinës. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, ai tha se Shqipëria e mirëpret “qasjen pragmatike” të Kinës në Ballkan.
“Këto mekanizma synojnë të transformojnë armiqtë e vjetër në fqinjë pragmatikë. Shqipëria është një vend i vogël, por një mik i vërtetë dhe partner solid i Kinës dhe popullit kinez”, deklaroi Bushati.

Ai theksoi se, marrëveshja “e rëndësishme” e firmosur sot për lehtësimin e regjimit të vizave e dëshmon qartë këtë partneritet dhe shprehu bindjen se ky lehtësim do të bëjë që Shqipëria të jetë një nga destinacionet më të mira në Evropë për investitorët dhe turistët kinezë.