Te fundit

Lezhë, kapet pëllumbi që fuste hashash në burg

pellumbaaaa

Zbulohet mënyra se si të burgosurit e burgut të Shën Kollit të Lezhës fusnin drogë në qeli.

Ata përdornin pëllumbat për të sjellë drogë nga jashtë. Mësohet se ditën e enjte është kapur nga gardianët e burgut një pëllumb me 3 qese që kishin brenda 30-45 gram hashash.

Kjo ka vënë në lëvizje strukturat e burgut dhe policinë e burgjeve.

Për ngjarjen është njoftuar edhe policia e Lezhës dhe SHKB që ka nisur hetimet, shkruan Lapsi.al

Kjo është një mënyrë e njohur në burgjet e vendeve të tjera dhe që tashmë po aplikohet edhe në Shqipëri.

/tvbulqiza.al