Te fundit

Libri shkollor dixhital në Bibliotekën Kombëtare

thDuke filluar nga muaji shtator pjesë e pasurisë së bibliotekës do të jenë edhe librat dixhital. Për shkak të nevojës së nxënësve për të lexuar veprat shqiptare pritet të vihet në shërbim teksti i dixhituar.

Nga drejtoresha e institucionit Persida Asllani njoftohet se: “Në fillim të vitit shkollor një pjesë e literaturës të letërsisë shqipe që studiohet në shkollat tona, ajo që nuk mbulohet nga ‘copyright’, të jetë pjesë e bibliotekës dixhitale në Bibliotekën Kombëtare. Libra si vepra e Nolit, Çajupit, Asdrenit, Fishtës apo e Migjenit”.

Biblioteka Kombëtare së fundmi ka pasuruar fondin dixhital me emra të rëndësishëm të shtypit kulturor që prej vitit 1900, si revistat “Minerva”, “Përpjekja Shqiptare”, “Agimi”, “Rilindja” dhe “Kalendari i Vietës”.

Gjithsej janë 720 njësi të dixhituara, të kategorisë 16 libra, 18 antikuarë, 14 dorëshkrime, 594 periodikë apo 78 harta. Ato janë të shfletueshme në çdo pajisje elektronike.

MF/tvbulqiza.al