Te fundit

Macovei: “Vetting-u” nuk prek pavarësinë. Do të jetë i përkohshëm.

images

Drejtuesja e Delegacionit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE, Monica Macovei e konsideron të një rëndësie kyçe reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit, me argumentin se një drejtësi e pastër, mban të tillë të gjithë shoqërinë e forcon sundimin e ligjit.

Në një intervistë për “DW”, eurodeputetja sqaron se pikerisht këtij qëllimi i shërben vetingu, pastrimit të drejtësisë.

“Ka pasur shumë punë deri më tani në nivelin teorik, së bashku me opozitën e shoqërinë civile, por implementimi, mesa kemi vënë re është faza më e vështirë” shprehet ajo.
Macovei e konsideron si plotësisht të justifikuar që në këtë proces të ketë ekspertë shqiptarë, por po ashtu asistencë dhe monitorim të ndërkombëtarëve. Sepse do të jenë njerëz me eksperiencë në reformën e drejtësisë dhe përzgjedhjen e gjykatësve dhe prokurorëve nga vende të ndryshme anëtare, nga Holanda, Franca, Italia, Gjermania, SHBA, apo Komisioni Europian. Pra që të refuzosh ekspertizën e njerëzve që dinë si ta bëjë këtë, thote ajo, është e pajustifikueshme.
MF/tvbulqiza.al