Te fundit

Macukull, përurohet memoriali i qëndresës antikomuniste (VIDEO)

 

Memoriali Macukull

Nën organizimin e Bashkisë Mat dhe Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politik, u zhvillua këtë të premte në Macukull, përurimi i memorialit të qëndres antikomuniste të 15 Korrikut 1944. Në këtë datë historike popu8lli i Macukullit organizoi qëndresën e parë të armatosur antikomuniste.

U pushkatuan pa gjyq dhe vdiqën nëpër burgje 30 burra, si dhe u burgosën politikisht dhjetra të tjerë. Gjatë një aktiviteti të veçantë ku morën pjesë personalitete të ndryshme të politikës si dhe të ambasadës amerikane në vendin tonë, u bënë edhe kumtesa të rastit e fjalime nga të pranishmit. Ishte kryebashkiaku Nezir Rizvani, dhe përfaqësuesi i familjes mbretërore Princ Leka II, që zbuluan pllakadën me emrat e martirëve të demokracisë. Drejtori i Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politik, Bilal Kola, tha se ata që sakriufikuan për liri e demokraci, janë krenari kombëtare:
Përfaqësuesi i ambasadës amerikane, Xhefri Parker, vlerësoi aktin heroik të martirëve të demokracisë, Princ Leka II dhe Kryetari i Bashkisë Mat, Nezir Rizvani, thanë se Mati është shquar për demokraci në historinë e tij:
Të pranishëm ishin edhe deputet të zonës, kryetari i PLL, Sulejman Gjana, etj.