Te fundit

Mamografia levizese,ekzaminime falas  per kancerin e gjirit per grate e Bulqizes

Mamografia

Pak dite me pare ne kuader te muajit tetor, Drejtoria e Shendetit Publik Bulqize , zhvilloi marshim sensibilizues per luften kunder kancerit te gjirit qe ne te gjithe boten njihet si muaji i ndergjegjesimit te grave dhe vajzave, per luften kunder kancerit te gjirit,ku ne muajin tetor  ndermerren nje sere fushatash ndergjegjesuese per kontrollin dhe vetekontrollin e grave per kete semundje. Nje lajm i mire per rrethin e Bulqize ishte  per rreth dy jave do te istalohej edhe mamografia falas per kontrollin e  grave dhe vajzave.Por pas istalimit te mamografise,jo te gjitha grate arriten ta marrin kete sherbim falas pasi mamografia pesoi defekt,ku dhe u transportuar drejt tiranes per riparimin e sa. Nderkohe Drejtori i Shendetit Publik Flamur Meta  ben me dije se pas 4 ditesh nderpreje te ekzaminimit te mamografise,sot ajo ndodhet prane spitalit te Bulqizes ku dhe ka nisur punen per kete sherbim falas.Nder te tjera Drejtori i Shendetit Publik tha se sherbimi falas per bere mamografine eshte edhe ne spitalin e Peshkopise ku kjo pajisje eshte istaluar pergjithmone. Keshtu qe qe prej dites se djeshme dhe sot prane mamografise jane paraqitur grate te cilet po egzaminohen. Nderkohe  Specialistja e kujdesit infermieror  Matilda lleshi e cila sherben prane kesaj mamografie shprehet se deri tani jane ekzaminuar mbi 65 gra nga te cilat  8 prej tyre jane drejtuar drejt spitalit te tiranes per nje egzaminim me te specializuar nder te tjera ajo ben thirrje se si duhet te paraqiten prane mamografise. Nderkohe vete grate qe po marrin kete sherbim ndjehen tejet te  kenaqur.