Te fundit

Martanesh, sekuestrohen 2000 rrënjë narkotike, identifikohen autorët

Kanabis-Tepelene-6Policia e Bulqizës ka sekuestruar 2000 bimë të llojit kanabis sativa në Martanesh. Sipas policisë së Shtetit, aksioni është zhvilluar ditën e djeshme.

Policia gjithashtu ka identifikuar edhe autorët e dyshuar të bimëve, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije për arsye hetimore.

Zbulimi i dy parcelave nga policia erdhi pas informatave të marra nga një informator i jashtëm.

/tvbulqiza.al