Te fundit

MAS publikon rezultatet e provimeve me zgjedhje

matura_2013_rezultatet-620x442Ministria e Arsimit ka publikuar sot rezultatet e provimeve me zgjedhje. Këto janë rezultatet përfundimtare të Maturës Shtetërore, ndërkohë që Ministria e Arsimit është duke përgatitur udhëzimin për fazën e dytë, atë të aplikimit të maturantëve në universitete.

“Në 10 korrik çdo maturant do të marrë edhe dokumentacionin përkatës bashkë me certifikatën e notave dhe listën. Maturantët tashmë në këto 10 ditë kanë mundësi të bëjnë përllogaritjen e të gjitha notave që ata kanë marrë, një shumatore edhe për tre vite sa ka shkuar nota mesatare dhe provimet e maturës sa kanë shkuar dhe shuma e notës mesatare të tre viteve dhe të maturës, e cila pjesëtohet për dy, duke nxjerrë notën mesatare që ata do të hynë në garë”, ka thënë më herë Nora Malaj, zëvendësministre e Arsimit.

https://www.scribd.com/document/317818861/Notat-e-provimeve-me-zgjedhje#from_embed