Te fundit

Mbi 1 meter uje ne rrugen e Arberit

Segmenti i rruges se Arberit ne afersi te Qafes se Buallit deri ne dalje te qytetit te Bulqizes eshte e pushtuar nga uji dhe guret ne rruge. Tek mbikalimi i qytetit te ri uji i grumbulluar nga reshjet e këtyre ditëve ka arritur deri ne nje meter e gjysme. Kjo situatë e pazakontë ka penguar qarkullimin e automjeteve duke i detyruar te kthehen mbrapsht pasi e kanë të pamundur ta kalojne këtë segment rrugor. Ne kontaktuam  me mirmbajtjesin e rruges Abaz Mera, i cili u shpreh se eshte e pamundur qe grupi i punes te beje devijimin e prurjeve te shumta te ujit qe ka pushtuar rrugen. Sipas tij te gjitha tumbinat e rruges se Arberit jane te bllokuara, ndaj kërkohet ndihma e ARRSH per te bere zhbllokimet e pusetave. Nga prezenca e ujit ne rrugen e Arberit mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës rrezikohet te shembet dhe nje banese prane rruges. Po keshtu pritet te kete plasaritje dhe carje te shtreses se asfaltit qe lidh qytetin e ri me qytetin e vjeter.Ne nje pjese te rruges nga qyteti i ri ne qytetin e vjeter eshte vendosur tabela e cila ndalon qarkullimin ne kembe apo me automjete ne kete segment rrugor. Nga vete pamjet filmike shikohet se nga niveli i larte i ujit jane permbytur edhe disa biznese dhe automjete.