Te fundit

Mbledhja e kryesise se PD Bulqize

Ne pasditen e se henes Dega e PD Bulqize zhvilloi mbledhjen e kryesise se saj, e para pas pandemise se covid-19. Ne kete mbledhje te deleguar nga qendra e PDSH ishin Enkelejd Alibeaj,Çlirim Gjataj dhe Dorjan Gjokmarkaj. Mbledhjen e kesaj kryesie e hapi kryetari I deges se PD Bulqize Defrim Fiku, i cili  pasi i uroj mireseardhjen te deleguareve nga qendra dhe te gjithe anetareve te kryesise beri prezent rendin e dites per kete mbledhje qe kishte te bente me njohjen me udhezimin nr.60 dt 25.06.2020 të PDSH-së,per propozimin e kandidateve ne nivel qendror dhe local,miratimin e grafikut te mbledhjeve te Grup Seksioneve,per propozimin e kanditaturave, dhe te ndryshme   Me pas e mori fjalen I deleguari I Kryesise se PD per qarkun Diber Enkelejd Alibeaj I cili perpara se te shpjegoje udhezimin nr 60 te PDSH falenderoi te gjithe anetaret e kryesise dhe te deges se PD Bulqize per sjelljen korrekte qe kane mbajtur te gjithe anetaret e opozites ne situatat e krijuara vitin e kaluar, ne nje atmosfere jo fort te kendshme per ne, por nga te dhenat e prezantuara dhe punes qe kemi bere sebashku, jemi te bindur se jemi me te forte dhe besimplote per te marre ne dore drejtimin e qeverisjes se vendit.Duke vijuar me tej Alibeaj sqaroi para anetareve te kryesise udhezimin e dale nga PDSH per menyren e zgjedhjeve te kandidaturave per zgjedhjet e reja I cili theksoi se ne vijim dhe zbatim te ketij udhezimi duhet te fillohet zgjedhja e kandidateve me formulen e re me propozim nga baza. Edhe zoti Gjataj ne fjalen e tij shpjegoj rendesine e madhe qe ka ky hap ne Partine Demokratike,pasi behet per here te pare pas zgjedhjes se kryetarit me nje anetare nje vote e cila vendos nje standart te ri ne demokracine e partive ,kjo gje eshte bere edhe me keshillat e partnereve tane nderkombetare Gjerman dhe Amerikan dhe ka vlera te jashtezakonshme edhe per demokracine e vendit pastaj sepse demokraca e nje partie pasqyrohet me pas kur merr pushtetin ne demokracine e vendit dhe te institucioneve te saj. Ne fund te pjeses se pare te mbledhjes ku ishte e pranishme edhe media e mori fjalen dhe nje here kryetari I PD deges Bulqize Defrim Fiku I cili falenderoi te deleguarit dhe I siguroi ata se ne PD dhe anetaresine e kesaj partie ne Bulqize do te kete zbatim korrekt te ketij udhezimi.