Te fundit

Mblidhet komisioni për Reformën në Drejtësi, hidhen poshtë opinionet e PD-së

1471945578147187008222816_KOMISIONI TE MARTEN_15_1Komisioni Parlamentar për Reformën në Drejtësi është mbledhur sot rreth orës 10:00 për të diskutuar katër parimet e sugjeruara nga EURALIUS, të cilat janë sanksionuar edhe si kushte për financimin europian të procesit, si dhe ligjet për Prokurorinë Speciale dhe nenin për ndëshkimin e medias.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar ka miratuar vetëm me votat e mazhoranës ligjin për procesin e Vettingut, ndërsa ka hedhur poshtë opinionet e opozitës.

Nënkryetari i këtij komisioni, Oerd Bylykbashi tha pas mbledhjes së ky ligj ka devijuar nga Kushtetuta që është miratuar më 22 korrik.

Ai tha se Partia Demokratike bëri një sërë propozimesh për një pjesë të ligjit, por të gjitha u hodhën poshtë pa asnjë arsye.

Nisur nga këto zhvillime, edhe pse deputetët e opozitës ishin të pranishëm në  mbledhjen e komisionit të posaçëm, ata nuk votuan ligjin për procesin e vettingut(skanimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve). Ky ligj u miratua në parim vetëm me votat e mazhorancës.

Gjithashtu sot në orën 18:00, është njoftuar se do të mblidhet edhe Konferenca e Kryetarëve për të vendosur seancën e sesionit të jashtëzakonshëm, e cila do të shqyrtojë pikërisht ligjin e vetingut, i cili është edhe një nga ligjet thelbësore të reformës.
MF/tvbulqiza.al