Te fundit

Mbyllet panairi “Festa e te vjelave” ne Diber

Panairi  1

” Dibra n’festë ” ka qene  ky sllogani që organizatorët kanë vendosur për të promovuar Dibrën , traditat ,kulturën, prodhimet dibrane, dhe destinacionet turistike. Ndrysha nga vitet e tjera këtë vit organiatorët kanë menduar të organizojnë disa festa me qëllim thithjen e sa më shumë vizitorëve dhe miqve.Keto festime zgjaten 3 dite te cilat  nisën me çeljen e një ekspozite me fotografi të vjetra , në një nga shtëpitë e vjetra të qytetit  nën moton ” Një foto një histori”  , ku morën pjesë dhjetëra qytetarë të interesuarDiten e shtune qe ishte edhe dita e fundit u zhvilluan shume aktivitete  të tjera ku nuk munguan as kinematë e hapura dhe lojrat për të rinj, ndërsa disa grupe guidash vizituan  destinacionet turistike  si ; malin e Korabit , liqenet e Lurës, liqenet e Kacnisë , kanionin e Setës etj. Festimet u mbyllen me panairin e prodhimeve Dibrane . I quajtur ” Festa e të vjelave” ky panair është më i madhi i organizuar në Shqipëri, pasi aty promovojnë prodhimet e tyre gjithë fermerët e Qarkut Dibër te cilet  ankohen për mungesën e tregut , pasi ka superprodhim. Fokusi i Qeverisë ende nuk është drejtuar nga Bujqësia, çka ka bërë që fermerët të ndihen të braktisur thone ata