Te fundit

Menez i gjymtuar në debutim

1470302607menez-lajmiJeremy Menez, ka humbur një pjesë të veshit të tij të djathtë në ndeshjen e parë të luajtur me fanelën e skuadrës së tij të re, Bordeaux.

Sulmuesi francez u shkel në kokë nga lojtari i Lorient, Didier Ndong, i cili pa dashje i shkëputi një pjesë nga veshi, duke bërë që Menez të dalë nga fusha e lojës i gjakosur.

“I kërkoj falje për incidentin. Shpresoj që të kthehet sa më shpejt në fushat e lojës”, tha Ndong.

Menez nënshkroi një kontratë 3-vjeçare me Bordeaux ditën e hënë, pasi kaloi me Milanin dy sezone në Serinë A.

MF/tvbulqiza.al