Te fundit

Mesazhet në WhatsApp mund të përgjohen

wacap-933x445Një grup ekspertësh pretendojnë se kanë arritur të lexojnë mesazhet e WhatsApp, pavarësisht se sipas kompanisë, është e pamundur që këto mesazhe të shihen nga të tjerët, pasi janë të enkriptuara.

Por grupi i ekspertëve nga Kolorado, SHBA, thonë se kanë arritur të gjejnë një boshllëk në platformën për telefona të Google, që i lejon ata të lexojnë këto mesazhe të koduara, duke i bërë praktikisht të kota të gjitha masat e marra nga Facebook, që ka në pronësi WhatsApp, për të siguruar që përdoruesit e saj t’i kenë mesazhet totalisht të koduara.

Sipas portalit mbi teknologjinë, “Engadget”, ekspertët nuk japin detaje se në ç’mënyrë ia kanë dalë për të gjetur këtë “defekt”, megjithatë, nëse ky lajm është i vërtetë, atëherë çdo telefon Android është në rrezik. /tvklan.al