Te fundit

Meta: Zogjajt kanë infermier por banon në Shupenzë

Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Bulqizë, Flamur Meta ka reaguar në lidhje me shqetësimin e ngritur nga banorët e fshatit Zogjaj të Njësisë Administrative Shupenzë të cilët u shprehën se janë pa shërbim shëndetësor. Meta tha se për këtë fshat është një infermier, që shkon nga Shupenza deri aty për të kryer shërbimet e nevojshme të banorëve. Por sipas tij, në fshat nuk ka patur një person me arsimin përkatës për ta punësuar, prandaj është marrë nga Shupenza.Sa i përket godinës që dikur ishte spital, Meta tha se është e pamundur që ajo t’i rikthehet funksionit të saj për shumë arsye.