Te fundit

Minatorët që përfituan pension në moshën 55 vjeçare, iu ndalet pensioni

Pensionet
Reth 400 minator të cilën përfituan pensionin me ligjin e ri në moshën 55 vjeçare, prej tre muajsh nuk tërheqin pensionin pasi ua kanë bllokuar. Minatorët e Bulqizës janë mbledhur bashkë për të bërë një tjetër peticion qeverisë për arsyen e bllokimit të pensionit të tyre. Ata shprehen se me ligjin e ri, minatorët përfitojnë pensionin në moshën 55-vjeçare, duke iu quajtur si pension pleqërie. Por minatorët thonë se iu është bllokuar pensioni me arsyetimin se minatorët kanë punuar edhe pasi iu është lidhur pensioni. Ndërkohë ata e argumentojnë se ligji nuk e ndalon punësimin e pjesshëm, sidomos kur ai është në privat e jo në shtet. Këtë ja kanë bërë të ditur edhe drejtorisë së përgjithshme të Sigurimeve Shoqërore, Tiranë:  Minatorët e Bulqizës iu drejtohen instancave përgjegjëse që t’i japin një zgjidhje situatës pasi nuk kanë me çfarë të ushqejnë familjen.