Te fundit

Ministeria e Mbrojtjes Mimi Kodheli, vizite në Bulqizë.

Kodheli
Ministeria e Mbrojtjes Mimi Kodheli, në cilësinë e koordinatores së PS-së për Qarkun e Dibrës, ka vizituar qytetin minator të Bulqizës. Në këtë vizitë ajo u shoqrua nga kryebashkiaku i Bulqizës melaim Damzi dhe deputeti i zonës Shkëlqim Cani. Gjatë vizitës ajo ka inspektuar punimet për ndërtimin e pedonales së qytetit, si dhe kopshtin e fëmijëve. Gjatë vizitës në kopshtin e ri të fëmijëve, ajo u shpreh mjaft e kënaqur me ndërtimin e tij dhe premtoi se Ministria e Mrojtjes, do ta asistojë kopshtin, duke sjellë edhe mjete të nevojshme për mirfunksionimin e tij.
Kryebashkiaku Damzi falenderoi me këtë rast qeverinë dhe deputetin e zonës Shkëlqim Cani për dhënien e këtij investimi .
Ndalesa e dytë u bë në qendër të pedonales së qytetit, ku Ministeria Kodheli dhe deputeti i zonës Cani dhanë një intervistë të shkurtër për TVBulqizës.