Te fundit

Ministri Lleshaj në Peshkopi : Luftë pa kompromis grupeve kriminale, zero tolerancë për lëndët plasëse dhe kultivimin e kanabisit

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj I shoqeruar nga drejtori I pergjithshem I Policise se shtetit Ardi Veliu,drejtoresha e IKMT Dallendyshe Bici zhvilloi paraditen e se shtunes, një takim me përfaqësues e të zgjedhur vendorë te Dibres, për të diskutuar për mbrojtjen e mjedisit, masat kundër ndërtimeve pa leje, dëmtimit e prerjes së pyjeve, luftën antikanabis,e çështje të tjera që lidhen me sigurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik e projekte të zhvillimit të Dibrës. Në këtë takim morën pjesë Prefekti i Dibrës Nexhbedin Shehu , drejtori i policisë Qarkut Skënder Kalemi , kryetari i Bashkisë Dionis Imeraj dhe administratorë lokalë. Ne fillim prefekti I qarkut Diber Nexhbedin Shehu e njohu ministrin Lleshaj me situaten e problemeve te lartpermedura ne qarkun e Dibres. Lleshaj ne fjalen e tij ne fillim e vuri theksin ne situaten e coronavirusit,megjithese ne Qarkun Diber nuk ka pasur raste ai  theksoi se një tjetër mbyllje për shkak të pandemisë do të ishte fatale.“Nuk po them të mbyllemi sërish nëpër shtëpi, se do ishte fatale. Por them që të respektojmë ato minimume, në mënyrë që të parandalojmë një rikthim dhe një riizolim që do të ishte mjaft më i rëndë sesa i pari.”, tha ai  Duke vijuar me problemet e tjera  Lleshaj u shpreh se sa i përket veprave kriminale , Dibra është qarku me më pak probleme në vend . Por kjo nuk duhet të na verë në gjumë ndaj  u bëri thirrje të gjithëve përfshirë edhe qytetarët jo vetëm  për  ruajtjen e rendit si prioritet i policisë , por edhe për të luftuar fort kultivimin e kanabisit. Ne kemi një plan kombëtar për të luftuar deri në eliminimin e plotë të këtij fenomeni , dhe deri në fund të këtij muaji çdo kush që do ti kapet një rrënjë kanabisi në territor do të marrë ndëshkimin sipas ligjit , qofshin këto drejtues policie , inspektorë apo administratorë locale Më tej Ministri Lleshaj prezantoi projektin për administrimin e mjedisit dhe IKMT , ku theksoi se toleranca për ndërtimet pa leje , zaptimin e hapësirave publike , dëmtimin e pyjeve do të jetë zero.Shpresoj që znj. Bici të vijë në Dibër vetëm për turizëm dhe jo me fadroma për të bërë dëm.Shqetësimi për ndotjen e lumenjve , dëmtimi i faunës kryesisht peshkimit me lëndë plasëse , ministri Lleshaj i kërkoi drejtorit të policisë së Qarkut të verifikojë kompanitë e liçensuara për përdorimin e lëndëve plasëse , kryesisht ato minerare dhe toleranca ndaj tyre të jetë zero . Lëndët plasëse që na rrjedhin nga këto kompani të liçensuara , shpesh  përdoren për gjueti të paligjshme , por nuk është çudi se shërbejnë edhe për vepra të tjera kriminale . Luftë pa kompromis ndaj tyre dhe disa elementëve kriminal që kanë aktivitet kryesisht në zonën e Bulqizës apo të lidhur me sektorin minerar.