Te fundit

Ministria e turizmit, në disa zona problem siguria në plazhe

saranda-qyteti-c1200x600

Ministria e Turizmit tregon se nga monitorimi më i fundit që i është bërë vijës bregdetare në vend, rezulton se në shumë plazhe nuk plotësohen kushtet e sigurisë.

“Problematika në rastin konkret është mungesa e bovave që kufizojnë hapësirën notuese, bovave ku duhet të qëndrojnë motorët e ujit dhe ku duhet të lëvizin, kullat e vrojtimit dhe rojet bregdetare”, deklaroi Krenar Kalo, drejtor i Turizmit pranë MZHETS, raporton Top-channel.

Kalo thotë se këto problematika janë ngritur në disa takime me përfaqësuesit e pushtetit lokal, që ka detyrë administrimin e plazheve. Por kur jemi në pikun e sezonit turistik, ende ato mbeten të pazgjidhura.

“Zgjidhja duhet të kërkohet tek bashkitë, që kanë edhe të drejtën e mbylljes së pikave të stacionimit të plazheve nëse ato nuk plotësojnë kriteret dhe kushtet e përcaktuara”, vijoi Kalo.

/ tvbulqiza.al