Te fundit

Ministrja e ekonomisë Milva Ekonomi viziton një investim ne Bulqize

Ministrja Ekonomi

Ministrja e ekonomisë Milva Ekonomi vizitoi një investim i ngritur në një  pronë ish shtetërore der para një viti jashtë funksioninit. E dhënë me qiranë simbolike 1 euro ku një investitor lokal e ka kthyer në një fabrikë model ku prodhohet për tregun e brendshëm dhe atë të huaj Peleta për ngrohje. Kjo pronë shtetërore e pa shfrytëzuar ndër vite falë mbështetjes të qeverisë  përmes qirasë simbolike 1 euro është kthyer në një model ku aktualisht janë punësuar 30 persona dhe sipas kontratës deri në fund të investimit punësimi do të arrij mbi 60 persona. Sipas ministres Milva Ekonomi qeveria po synon vënien në efiçencë të 150 ish ndërmarrjeve shtetërore të cila mund ti quaj të fjetura, pa ndonjë funksion aktiv. Janë më shumë 100 prona të gatshme për biznesin për ti dhënë me qiranë simbolike 1 euro të publikuara tashmë në faqen online të Agjencisë  Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve. Për momentin theksoi ministrja Milva Ekonomi  jemi në bisedime me investitorë të ndryshëm për të lidhur 4 kontrata me qiranë simbolike 1 euro në prona shtetërore në Elbasan, Shkodër dhe Fier. Me nënshkrimin e këtyre 4 kontratave në muajt në vazhdim shkon në 27 numri i kontratave me qiranë 1 euro ku deri më tani janë kryer 25 milion euro investime që kanë sjellë punësimin e 3200 personave. Të tilla investime theksoi ministrja e ekonomisë  janë përgjigja më e mirë për të gjithë ata të cilët thonë se investimet po tkurren apo investitorët largohen. Ndërsa sipërmarrësi Luan Manjani u shpreh se do ta zgjerojë aktivitetin e si pasojë do të shtohet punësimi. .Në Bulqizë ministrja Ekonomi qëndroi edhe në bashkinë e këtij qyteti nga ku u njoh prej kryetarit të bashkisë Melaim Damzi për mundësitë e shtrirjes së investimeve  si dhe vitalizimin e turizmit në këtë zonë