Te fundit

Mostransmetimin e ndeshjes nga RTSH, publiku ironi dhe revoltë ndaj Kryeministrit Rama

14726758611Sot u luajt në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër ndeshja Shqipëri-Marok, që ishte edhe e para në këtë stadium. Ndeshja përfundoi me rezultatin 0 me 0, por pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë nuk patën mundësi ta ndiqnin në shtëpitë e tyre për shkak se Radio Televizioni Shqiptar nuk e transmetoi, siç ka ndodhur në mjaft raste muajt e fundit.

Kjo ka ngjalluar pakënaqësi të shumta tek qytetarët, të cilët kanë reaguar ashpër ndaj RTSH-së dhe Kryeministrit Edi Rama, ky i fundit e ndoqi ndeshjen në stadiumin “Loro Boriçi”.

Në internet kanë “shpërthyer” talljet dhe ironitë me televizionin publik dhe me vet Kryeministrin për mostransmetimin e ndeshjes së Kombëtares Shqiptare.

Kurse në Facebook-un e Edi Ramës, qytetarët pyesin dhe kërkojë llogari përse taksat e tyre shpërdorohen përderisa RTSH nuk transmeton asnjë ndeshje të këtij niveli.

Ka mjaftuar një foto e Kryeministrit me dy legjendat e Shkodrës Ramazan Rragami dhe Paulin Ndoja që të “vërshonin” komentet negative dhe pyetjet ndaj kreut të Qeverisë për këtë mungesë përgjegjshmërie nga ana e televizionit publik.

Screenshot_13

Screenshot_15

14212020_10154085931118371_228057006700502740_n

14202716_10154086087828371_4318847800630991829_n