Te fundit

Myftari mbledhje për situatën e zjarreve

Pyjet
Drejtori i Shërbimit Pyjor në Bulqizë, Lutfi Myftari ka mbledhur stafin duke analizuar situatën e krijuar nga zjarret në masivet pyjore të Bulqizës. Në një intervistë të dhënë për mikrofonin tonë, Myftari tha se janë ngritur grupet e punës në çdo njësi dhe se ka një koordinim të institucioneve kryesore në Bulqizë për të monitoruar situatën:
Nga ana tjetër, Myftari u shpreh se të gjitha zjarret në pyjet e Bulqizës nuk janë për shkaqe natyrore, por janë zjarre nga dora e njeriut, që mund të jenë shkaktuar me dashje apo nga pakujdesia. Për këtë tha Myftari, për çdo rast kanë nisur hetimet dhe nëse do të zbulohen personat, do të çohen para drejtësisë: