Te fundit

Nard Ndoka komenton fushatën në Dibër dhe sulmon Ramën

nard-ndoka-655x356_1472140569-6509269

Deputeti Nard Ndoka, ka komentuar së fundi fushatën zgjedhore në Dibër.

Përmes një shënimi në faqen e tij në Facebook, Ndoka thotë se vota në Dibër do të tregojë sa e vlefshme do të jetë reforma në drejtësi. Duke analizuar dy modelet e kandidatëve në garë, Ndoka shkruan:

“Ne Diber kemi dy modele qe do gjykohen me vote nga votuesit, ‘modeli Shehu’ dhe ‘modeli Rama i vogel’. Modeli Shehu si model risi, ku individi dhe koalicioni ne kete rast paraqiten ne lartesine e mundshme dhe modelin Rama i vogel ku ka Ramen e madh te PS dhe Ramen e mesem te LSI, nje model problematik, konfliktual, i deshtuar deri ne neveri! A do te jete vota nje garanci per ‘modelet’, per reformat, per qeverisjen, per te ardhmen, per drejtesine, per moralin, per shqiptarizmin?! Te them te drejten, une jam mjaftueshem dyshues, sa me duhet te pres deri me 11 Shtator”, shkruan Ndoka.

/tvbulqiza.al