Te fundit

Ndalohen dy punonjës të burgut të Fierit, futën kanabis

download

Policia e Fierit arrestoi në flagrancë dy punonjës të burgut të qytetit, pasi me datë 20 shtator, në orën 14:15, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, në pjesën e fundshpinës i janë gjetur dy paketime me lëndë narkotike Cannabis Sattiva me peshë 11.1 gramë.

Operacioni u krye nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Policinë Fier, në bashkëpunim me I.E.V.P. Fier, që bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve të mëposhtëm:

1.Ledio Pashaj, 21 vjeç, banues në fshatin Cakran, Fier.

2.Lusiano Rexha, 26 vjeç, banues në Cakran, Fier.(Të dy me detyrë punonjës policie në regjimin e brendshëm të burgut Fier).

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimeve të vendimeve me burgim, të cilat sipas legjislacionit në fuqi janë të ndaluara me ligj” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.e burgim” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

  1. E./ tvbulqiza.al