Te fundit

Ndryshime në skemën e vlerësimit për personat me aftësi të kufizuara

th (1)Sipas ministrisë së mirëqenies sociale tanimë vlerësimi për këta persona nuk do të jetë vetëm mjekësor, por edhe psikosocial, me qëllim që ata që janë të aftë për punë të punësohen, apo t’u krijohen mundësi integrimi.

Shoqatat e aftësisë së kufizuar e kanë kundërshtuar këtë nismë, pasi atyre që do të punësohen do t’u hiqet pagesa e aftësisë së kufizuar.

“Ne e kemi lënë me ligj sot, që deri në 4 vite, personat me aftësi të kufizuara që do të gjejnë punë, do të kenë mundësinë që të marrin edhe pagesën e aftësisë së kufizuar. Kjo pagesë shkon për të riintegruar individin deri në 4 vite punësim. Në momentin kur ti je një person i punësuar dhe me të drejta të plota baraz me një person tjetër që paguan taksë etj., atëherë do të të pritet pagesa e aftësisë së kufizuar”, tha Denada Seferi, drejtoreshë e përkujdesit shoqëror dhe shërbimeve të integruara.

Seferi shpjegon se kjo reformë nuk prek aspak ata që kanë përfituar deri më tani, por do të nisë të zbatohet si projekt pilot për personat e rinj, që i shtohen kësaj kategorie.

“Do të ketë persona që do të marrin shërbime në vend të parave, sepse paratë shpeshherë shkojnë edhe për familjen. Paratë nuk janë për familjen, por për riintegrimin e personave me aftësi të kufizuara. Duke parë se Duke parë se çfarë nevojash dhe çfarë dëmtimesh fizike ka, edhe pagesa do të bëhet në varësi të këtij vlerësimi”, shtoi më tej Denada Seferi.