Te fundit

Ndryshimet në qeveri, Vasili: Kur dikujt i mungon impenjimi, të lëvizë patjetër

Petrit-VasiliKryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka folur rreth ndryshimeve të mundshme në qeveri.

Në një intervistë për Ora News, Vasili është shprehur se ky është atribut i Kryeministrit Rama dhe vetëm ai ka të drejtë të vendosë.

Por, kreu i grupit të LSI ka shtuar se nëse ndonjë deputet ka mungesë performance, duhet patjetër të zëvendësohet.

“Ndryshimet në qeveri nuk kanë të bëjnë me kartat elektorale. Kur dikush i mungon impenjimi nuk ka moment elektoral por patjetër duhet të lëvizë. Ndryshimin e njerëzve nuk e kemi parë në funksion të ditës apo çështjeve elektorale por në frymën e përgjegjësisë ndaj detyrës. Nuk ka një ditë të caktuar ku mund të bëhen ndryshime dhe një ditë ku nuk mund të bëhen ndryshime. Kjo është një dinamikë që vlerësohet vetëm nga performanca”, shprehet Petrit Vasili.

Sa i përket koalicionit PS – LSI, ai sqaron se nuk ka asnjë ngërç mes dy partive kryesore të koalicionit.

“Mund të konfirmoj që vazhojmë të kemi të njëjtën përgjegjshmëri për reformën, kurse ngërçin s’e kam parë gjëkundi por është një atribut i mediave që po jua lë juve të medias ta administroni. Ne nuk kemi pasur ngërc por koherencë dhe vazhdojmë të kemi koherencë. Por po e them me një dozë shajkaje se sikur verës po i vjen fundi dhe telefonvela për ngërçin i erdhi fundi”, deklaron Petrit Vasili.