Te fundit

Në Itali kapet gomonia me 4 kuintalë marijuanë e nisur nga Shqipëria

gdgdgdg

Foto nga vendi i ngjarjes

Një sasi e madhe marijuane që ishte nisur nga Shqipëria është kapur në brigjet italiane.

Këtë të mërkurë është sekuestruar në brigjet e Brindisit një sasi prej 4 kuintalë marijuanë në një gomone të nisur nga Shqipëria.

Njësitë e repartit Aerodetar të Barit në bashkëpunim me ato të Tarantos kapën një sinjal për një mjet të paidentifikuar në kanalin e Otrantos.

Ajo notonte me drita të fikura dhe me shpejtësi konstante drejt brigjeve puljeze.

Sapo motovedetat e Guardia di Finanza u vunë në ndjekje dy skafistët nisën të hedhin drogën në det.

Sipas mediave italiane ndjekja ka qenë e vështirë.

Megjithatë u bë i mundur ndalimi i dy skafistëve.

Në bord u gjet 4 kuintalë marijuanë me vlerë 4 milion euro e ndarë në 23 pako, raporton Lapsi.al

Janë arrestuar edhe dy skafistët italianë Z.A. 51 vjeç dhe L.A. 66-vjeç të dy nga Brindisi me precentë të mëparshëm penalë.

Kjo është sasi e tretë e madhe e drogës që kapet në një kohë të shkurtër në Itali dhe që vinte nga Shqipëria.

/tvbulqiza.al

Roan-di-Bari-

Foto nga vendi i ngjarjes