Te fundit

Në spitalin e Bulqizës mungon kirurgu

e2466c54087f3a05bc6bd42f148cd1f2_XLNë spitalin e Shkodrës, një nga qendrat më të mëdha spitalore, mungojnë 13 mjekë specialistë. Sipas drejtorit Përparim Çela duhen ende dy pediatër, 4 mjekë në sanatorium, tre në urgjencë, një në infektiv dhe
një kardialog. Në Gjirokastër nuk ka alergologë, ka nevojë për renimatorë, por edhe ortopedë dhe kirurgë. Në Lezhë nuk ka neuropsikiatër sepse ai që ishte doli në pension.

Ky spital ka shumë raste të personave që aksidentohen por në shërbimin e urgjencës mungojnë katër mjekë. I gjithë spitali ka vetëm një reanimator, i cili është i përbashkët edhe për maternitetin që ndodhet 4 kilometra larg. Në Qarkun e Elbasanit situata është pothuajse njësoj. Peqini ka qendër shëndetësore pa specialist, në Gramsh, nuk ka reanimator, kardiolog, hematolog, gjinekolog, okulist dhe ORL.

Në Librazhd mungon mjeku endokrinolog dhe ortoped. Librazhdi ka 21 soecialistë të cilët janë në dispozicion edhe të Prrenjasit ku nuk ka spital por qendër shëndetësore. Në spitalin e Elbasanit situata paraqitet thuajse e plotësuar, mungesa ka në pediatri sepse tre mjekë janë pezulluar nga gjykata si pjesë e hetimeve për vdekjen e një fëmije. Në Burrel gjinekologu shkon vetëm njëherë në javë dhe rastet urgjente transportohen me helikopter në Tiranë. Një ditë në javë aty shkon edhe okulisti dhe neurologu.

Në Peshkopi ka mungesë kirurgësh, mungesë që u shtua edhe nga zgjedhja e kryebashkiakut të ri. Ndërsa në Bulqizë, që ka shumë aksidente për shkak të minierës nuk ka kirurg. Arsyeja e mungesave është se ndër vite nuk është punuar për të formuar mjekë specialistë, ndërsa ata që diplomohen dynden në Tiranë.

Në spitalin e Shkodrës, një nga qendrat më të mëdha spitalore, mungojnë 13 mjekë specialistë. Sipas drejtorit Përparim Çela duhen ende dy pediatër, 4 mjekë në sanatorium, tre në urgjencë, një në infektiv dhe një kardialog. Në Gjirokastër nuk ka alergologë, ka nevojë për renimatorë, por edhe ortopedë dhe kirurgë. Në Lezhë nuk ka neuropsikiatër sepse ai që ishte doli në pension.