Te fundit

Ne spitalin e Bulqizes shtohet numri i te prekurve me semundje profesionale

Spitali

Te  pakten 400 persona qe punojne dhe kane punuar ne miniere,kerkojne ndihme prane spitalit te Bulqizes nga semundjet kronike.Shkaku i semundjeve te renda ka ardhur si pasoje e kushteve te veshtira nga prania e  pluhurit dhe lageshtires ne punen ne miniere.   Sipas mjekut specialist Fatos Hoxha, grup moshat me te prekura nga semundjet  kronike vijojne nga 45 deri ne 55 vjeç, me semundje pulmonare dhe reamotizmale,ku pjesa me e madhe jane minatore te cilet punojne ne miniere,por te prekur nga semundjet kronike thote mjeku jane perfshire edhe grupmashat me te reja.Semundjet kronike qe kane prekur minatoret  thote mjeku Hoxha kane  ardhur edhe si rezultat i kushteve te renda ne miniere. Shume nga minatoret  prej vitesh jane drejtuar tiranes per nje mjekim me te specializur. Naim Keta ish minatory, i shtruar sot ne spitalin e Bulqizes  vuan nga semundja e cila ka ardhe si pasoje e punes se rende ne minire,kemi punuar me karroca dore shprehet ai.