Te fundit

Nga njëri qark në tjetrin vetëm me autobuz

Veliaj-ne-terminalin-e-perkohshem-te-autobuseve-4Nga 1 janari 2017 asnjë furgon apo automjet 8+1 nuk do të lejohet të transportojë qytetarë nga njëri qark në tjetrin. Sipas ministrisë së Transportit lëvizja e  qytetarëve do të bëhet vetëm me autobusë.

“Mbi 330 linja janë organizuar në një mënyrë të tillë që të përballojnë të gjithë fluksin e udhëtimeve nga njëri qytet në qytetin tjetër. Do të ketë orare të shpeshta dhe të zgjeruara gjatë kohës për linjat kryesore”, shprehet Bujar Kotri, sektori i transportit rrugor.

Ndonëse shoqëritë e autobusëve do të licensohen nga Ministria e Transporteve, bashkitë duhet të përcaktojnë vendqëndrimin e autobusëve të cilët nuk duhet të kenë më pak se 19 sedilje për pasagjerët.