Te fundit

Nis pelegrinazhi i Haxhit në Mekë

mekaPothuajse 1.5 milion besimtarë myslimanë janë mbledhur për të kryer ritualin e përvishëm në Mekë. Haxhi shënon një nga 5 shtyllat në fenë islame, si edhe një nga tubimet më të mëdha fetare në botë. Pelegrinazhi i besimtarëve po zhvillohet në kushte të rrepta sigurie për të parandaluar tragjedi si ajo e një viti më parë ku humbën rreth 2.300 persona.
Për 14 shekuj, myslimanët mblidhen në Mekë për të ndjekur shembullin e profetit të tyre, Muhamedit.  E shtuna është dita e parë e Haxhit kur besimtarët i japin ujë kafshëve dhe rimbushin rezervat e ujit. Ndërsa ditën e diel që konsiderohet si pika kulmore e pelegrinazhit,  besimtaret i drejtohen malit Arafat.

/tvbulqiza.al