Te fundit

Nis rikonstruksioni i rrugës së lagjes “Gjeologu” në Bulqizë

Rruga lagje Gjeologu

Pas shumë vitesh priitje më në fund ka nisur një investim në një pjesë të rrugës së lagjes “gjeologu” në qytetin e Bulqizës. rruga në fjalë ishte kthyer në një problem serioz jo vetëm për banorët që jetonin përgjatë saj, por edhe për mjetet e tjera që qarkullonin aty. Më problem ishin inertet që vinin nga stogjet e kromit të minjerës së Bulqizë. Bashkia Bulqizë ka nisur një investim total në këtë segment rrugor i cili pritet të ndryshojë gjithçka. Sipas specialistëve mbikqyrës të punimeve, në rikonstruksion përfshihet sistemimi i ujërave të bardha, ndërtimi i mureve mbrojtëse dhe vendosja e tubacioneve të reja të ujit të pijshëm. Për banorët që jetojnë përgjatë rrugës, ky rikonstruksion do t’ju zgjidhë një problem shumë madhor   Investimi që po kryehet në këtë segment rrugor në qytetin e BUlqizës, është një financim i vetëm i Bashkisë Bulqizë.