Te fundit

Nisje e mire e ekipit te futbollit Bulqiza ne kategorine e trete

Ekipi I futbollit te Bulqizes, nje ekip I ri modest, por rezultativ,e zhvillon veprimtarine e tij futbollistike ne kategorine e trete me objektivat dhe symimin qe te zere vendin e pare  dhe per te kaluar sezonin tjeter ne kategorine e dyte.  Ndeshjet e kesaj kategorie zhvillohen ne kompleksin e fushave ne Kamez ne Tirane. Te dy ndeshjet e para te ketij kampionati ekipi yne me administrator Andi Topin,me drejtor teknik dhe trainer Hakik Çekici dhe zevendes trainer Flogert Rrushi,I ka fituar si vijojn:  Bulqiza -osumi 6-0 . dhe Bulqiza -Kinostudio 2-1  Sipas te dhenave te marra nga drejtuesit e ekipit mbeshtetes ne financim eshte 100% bashkia Bulqize. Ne kete kategori marrin pjese 8 ekipe. Ne ndeshjen e dyte ajo mes ekipit Bulqiza dhe ekipit te Kinostudios pati rivalitet.Djemte e ekipit te Bulqizes u treguan me te kujdesshem dhe sulmuan me shume ne porten kundershtare dhe ne minute e 11 kaluan ne avantazh me anen e sulmuesit Andri Cara. Me kete rezultat u mbyllen 45 minutat e pjeses se pare.Me fillimin e pjese se dyte ekipi yne nuk e leshoi lojen dhe si rezultat do te shenohej edhe goli I dyte per ekipin tone po nga sulmuesi Cara I cili shenon nje dy golesh ne kete ndeshje. Ne mesin e pjese se dyte ekipi I Kinostudios shkurton rezultatin duke e cuar ate ne 2-1 per Bulqizen.Ne minutat e mbetura ekipi yne sulmoi perseri por pa shenuar duke e fituar takimin me rezultatin perfundimtar 2 – 1 duke kryesuar kampionatin me pike te plota dhe te Premten date 6 mars  ne oren 11 do te ndeshet me ekipin FC Pirust Shkoder  Keto ndeshje te ekipit tone krahas mbeshtetesve tifoze te ketij ekipi i ndoqi edhe kryetari i bashkise Bulqize Lefter Alla.