Te fundit

Nje investim I lene pergjysme, izolohet Njesia Administrative Zerqan.

Ura tre cezmat Zerqan 1
Nje investim I lene pergjysme ne infrastrukturen rrugore te Njesise Asministrative Zerqan te bashkise Bulqize, rrezikon te lere te izoluar kater fshatra te kesaj njesie,Zerqan, Zall-Sopot, Sopot dhe Strikçan. Projekti I ketij investimi per sistemim-asfaltimin e rruges Tri Çezmat-Zerqan, perfshiu gjysmen e kesaj rruge ate Tri-Çezmat-Kthesa e Bicajve rreth 2.5 kilometra.

Sikur te mos mjaftonte kjo edhe segmenti rrugor ku u be investimi ai Tri Çezmat-Kthesa e Bicajve mbeti I paplotesuar pasi ne te gjithe gjatesine e tij mungon totalisht sinjalistika rrugore, si dhe fakti qe ne kete projekt nuk perfshihej ndertimi i ures mbi Zallin e Bulqizes Aktualisht ura eshte shformuar dhe valezuar , gje qe e ben ate te rrezikshme, pse jo edhe te pakalueshme sidomos per automjetet e renda.

Ndaj banoret e keter fshatrave kerkojne qe te nderhyhet me investime per sistemim-asfaltimin e plote te ketij segmenti rrugor, I cili eshte e mbetet mjaft I rendesishem pasi lidh qendren e njesise administrative Zerqan me rrugen nacionale.

Nderkohe ne keto dite te nxehta vere, femijet kane gjetur te bejne “plazh” per tu freskuar poshte kesaj ure edhe pse e dina se ajo rrezikon shembjen, ndaj dhe kerkojne qe ajo te rregullohet Veç ures e pakalueshme pothuajse po behet edhe gjysma e pa asfaltuar e ketij segmenti rrugor, pasi prej dy vitesh nuk nderhyhet per mirmbajtjen e tij edhe pse ne kete segment rrugor kalojne edhe furgone te mxenesve qe vijojne mesimet ne shkollen e mesme te Zerqanit.