Te fundit

Një robot përballë ISIS

thSipas “Baghdad Post” dy vëllezër anonimë nga Iraku kanë realizuar një robot sa një makinë, të telekomandueshëm nga rreth 1 km larg, dhe të armatosur me mitralozë të rëndë dhe predha “Katjusha”. Forcat Irakiane të Sigurisë do ta përdorin këtë robot në përpjekjet për të rimarrë qytetin e Mosulit.

Roboti ka katër kamera nëpërmjet të cilave drejtuesit shohin me saktësi vendndodhjen.  Për fat, është 100% i telekomandueshëm dhe aspak autonom, por robotët e armatosur autonomë nuk është se nuk ekzistojnë.

Rusia dhe Amerika kanë testuar vazhdimisht armatime të tilla autonome, madje, thuhet se Amerika ka përdorur tre të tillë po në Irak, në vitin 2007. Robotët duhej të futeshin në territor armik për vëzhgim e të qëllonin në mënyrë autonome nëse ndijuesit elektronikë diktonin lëvizje. Por sistemi u braktis menjëherë, pasi roboti e ngriti armën atëherë kur nuk duhej, duke u kthyer në rrezik për të gjithë.