Te fundit

Një robot që rikthen shikimin

1473453586_91082660_de19Është realizuar në Britani për herë të parë me sukses operacioni në retinën e syrit. Ekipi shkencor i spitalit “John Radcliffe” në Oksford të Britanisë përdori pajisjen të kontrolluar nga një levë, për të hequr membranën me trashësi sa një e njëqindta e milimetrit.

Pacienti 70-vjeçar Bill Beaver, një famulltar në Oksford, tha se “më duket sikur jam në botën e përrallave, por ky është realiteti. Jam thjesht me fat, që jam personi i parë të cilit i është rikthyer shikimi me operacion”.

Operacionet e asistuara nga robotët janë të zakonshme, por deri më tani asnjëherë nuk ishte përdorur një i tillë brenda syrit.

Profesor Robert MacLaren nga Universiteti i Oksfordit, i cili udhëhoqi procedurën, tha se “operimi në pjesën e pasme të syrit ka nevojë për një saktësi të jashtëzakonshme, ndaj dhe sfida ishte të gjendej një sistem robotik që të mund ta bënte këtë gjë përmes një vrime jashtëzakonisht të vogël në murin e syrit, pa shkaktuar dëme teksa lëviz përreth”.

Roboti “Preceyes” është zhvilluar nga një kompani holandeze, me kontributin e Universitetit të Teknologjisë së Eindhovenit.

/tvbulqiza.al