Te fundit

Një shqiptar në radhët e Real Madrid

1472639114egzonEgzon Alili pjesë e kombëtares së 17-vjeçarëve të Shqipërisë mësohet se ka nënshkruan një kontratë 7 vjeçare me “Los Blancos”.

16-vjeçari me origjinë nga Kumanova jeton prej vitesh në Austri ku hodhi edhe hapat e parë si futbollist në radhët e USV Pattigham/Pramet.

Më parë për të ishte interesuar edhe Barcelona, që sipas mediave austriake kishte ofruar plot 4 milionë euro.

Alili do të aktivizohet fillimisht në ekipet e grupmoshave të Realit të Madridit ku ka mundësinë të tregojë talentin e tij për të hedhur kandidaturën drejt skuadrës së parë edhe pse është ende i ri në moshë.