Te fundit

NJË UJËSJELLËS GJITHËPËRFSHIRËS NË PESHKOPI

Tashmë qyteti i Peshkopisë bashkë me rrethinat e saj do të kenë një ujësjellës modern, i cili po financohet nga Banka Austriake. Këto ditë u bë inagurimi i fillimii të punimeve të Ujësjellësit që do të përfshijë qytetin e Peshkopisë dhe fshatrat: Tomin, Çetush, Pollozhan dhe Dohoshisht. Projekti përfshin rehabilitimin total të nyjeve kryesore në qendrën e qytetit pajisjen e 3500 abonentëve me matësa, reduktues presioni, një objekt të ri shpërndarje të R3, rezervuar i ri për fshatin Dohoshisht si dhe rehabilitimin total të infrastukturës rrugore në shtrim asfaltim ku kalon projekti. Kryetari i bashkisë peshkopi, ILir Krosi, tha se me ndërtimin e këtij objekti, nuk do të ketë shtëpi pa ujë të pijshëm. Investimi në fjalë kap vlerën e 4 milion Eurove dhe është i Financuar nga Banka Austriake