Te fundit

Nuk ka koalicion PS-LSI për Dibrën. Shpresa e Ramës “Çamët e Dibrës”

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, gjate mitingut permbylles te fushates se Aleances per Shqiperine Europiane, ASHE, ne sheshin “Nene Tereza”, per zgjedhjet lokale te 21 qershorit./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Parliament Speaker Ilir Meta, during the closing campaign of Aliance for the European Albania, AEA, in the square "Mother Teresa", for local elections on 21 June.

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, gjate mitingut permbylles te fushates se Aleances per Shqiperine Europiane, ASHE, ne sheshin “Nene Tereza”, per zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Parliament Speaker Ilir Meta, during the closing campaign of Aliance for the European Albania, AEA, in the square “Mother Teresa”, for local elections on 21 June.

Zgjedhjet për Bashkinë e Dibrës pas shkarkimit të kryetarit të bashkisë për shkak të aferës seksuale ka sjellë një problem se si do të jenë koalicionet. Pra a do të jetë PS dhe LSI me një kandidaturë të përbashkët apo sejcila veçmas me kandidatë. Mësohet se LSI nuk do të vendosë kandidat të saj, por as nuk do të mbështesë kandidatin e PS-së. Kushdo që të jetë nga rradhët e kryeministrit si kandidat nuk do të ketë fushatë të përbashkët PS-LSI ose me saktë Rama-Meta. Mundet që selia qendrore e LSI-së në Tiranë të mos thotë asnjë fjalë për mbështetjen e emrit të PS-së dhe t’ia lerë vendimmarrjen degës së LSI në Dibër.

Gjasat janë që edhe dega e LSI në Dibër, e pakënaqur me kandidimin në vitin 2015 të emrit të PS-së, Shukriut të famshëm, e pakënaqur me mosrespektimin nga e degës së PS-së dhe bashkisë të marrëveshjes së punësimit, e pakënaqur që me shumë  janë respektuar çamët e Dibrës ( ku nuk ka këmbë çami original) se sa anëtarët e LSI, të cilët i dhanë fitoren selisë rozë në vitin 2015; mundet që kryesia e LSI në Dibër të mos mbështesë asnjërin kandidat. Pra as të PD-së dhe as të PS-së.

Nëse ndodh kështu, siç mund të ndodhë, kemi një kthim të vogël restoje selisë së PS-së dhe Edi Ramës të cilët në zgjedhjet vendore 2015 sabotuan fare hapur kandidatët e LSI në disa bashki të cilat mund të ishin fituese. Por edhe mund të jetë një sinjal për kryeministrin Rama se koalicioni po venitet nga pak e përditë.

Nëse LSI nuk e mbështet hapur kandidatin e PS-së fitorja e kandidatit të PD-së është e sigurtë, ndonëse edhe me një kandidat të përbashkët PS-LSI përsëri PD-ja duket se e ka të fituar me Shehun.

Nëse Edi Rama dhe Ilir Meta nuk do të jenë bashkë në fushatën e Dibrës duket se edhe fushata parlamentare e PS-së në vitin 2016 do të jetë, pa LSI. Pra gjasat për humbjen e pushtetit nga ana e Edi Ramës janë me afër se kurrë.

Gjithsesi prapë nuk dihet se si vendos në fund Iliri.

/www.kohajone.com/