Te fundit

Kundërshtuan hapjen e kanalit të ujësjellësit/ Ndalohen

zerqan

Nisja  e një investimi për ndërtimin e ujësjellësit Peladhi,ka sjellë përplasje mes firmës  ndërtuese me  banorët e fshatit Zerqan. Banorët nuk kane lejuar punimet pasi sipas tyre nuk eshte është bërë transparenca mes banoreve dhe bashkisë. Ata  e kanë  kundërshtuar me force kete projekt i cili ka të bëje me shfrytëzimin e burimit të ujit që ndodhet në “Zabelin e Madh” në fshatin Zerqan.

Per ketë policia e Bulqizës ka shoqëruar 17 banore të fshatit Zerqan.  Pak ditë më parë banorët nuk lejuan hapjen e kanalit të ujësjellësit  për fshatin Peladhi. Një nga të shoqeruarit ishte edhe kryeplaku i fshatit Zerqan Olsi Gurra, i cili  tha se u  jemi drejtuar disa herë institucioneve me peticion qe ne vititin 2017 dhe se nga ana e e tyre nuk kemi marrë asnjë pergjigje.

Janë cenuar disa lloje ligjesh shprehet kryeplaku i fshatit,pasi burimi i cili ndodhet ne Zabelin e Madh   eshte shpallur zone e mbrojtur qe ne vitin 2002,si dhe fshati Zerqan,ështe futur ne projektin e 100 fshatrave nga ana e kryeministrit Rama.

Sipas banorëve të fshatit Zerqan të cilët janë mbledhur para komisariatit në mbështetje te banorëve te shoqeruar shprehen se  marrja e ujit është një grabitje, ata shprehen se për ndërtimin e ujësjellësit bashkia nuk është konsultuar me banorët,Mentor Lala i cili aktualisht është edhe keshilltar pranë bashkisë Bulqizë shprehet se projekti për marrjen e atij vendburimi nuk është miratuar sa herë që është propozuar

/Tv Bulqiza/